Skuadra e Interit sot ka bërë një tjetër njoftim shumë të rëndësishëm, këtë herë jo për merkaton. Klubi zikaltër ka lajmëruar se ka ka zgjatur kontratën deri më 2021 me trajnerin Luciano Spalletti.

Rinovimi me teknikun italian pritej pasi kontrata aktuale përfundonte në verën e ardhshme, por mendohej se do të ndodhte gjatë verës dhe jo tani.

Në faqen zyratre Interi shkruan: “Përpara pa asnjë ndalesë deri në 2021!

FC Internazionale Milano është shumë e lumtur të lajmërojë se zgjatja e kontratës së Luciano Spalletti-t është kryer me sukses dhe ai do qëndrojë në krye të skuadrës zikalter në tre vitet e ardhshme.”

Kontrata është firmosur në prezencë të Steven Zhang.

Këto kanë qenë fjalët e Spalletti-t menjëherë pas zyrtarizimit:

“Falënderoj familjen Zhang, shoqërinë dhe të gjithë ata që më kanë dhënë mundësinë për këtë zgjatje kontrate,”- ka komentuar tekniku zikaltër .

“Dua të nënvizoj se kjo firmë ka qenë thjesht diçka burokratike dhe diçka që kemi rënë dakort shumë kohë më parë sepse asnjëherë nuk është vënë në diskutim dëshira për të vazhduar e për të luftuar së bashku për të mirën e këtij klubi kaq të rëndesishëm.

Ka qenë që në momentin e pare një raport dhe besim reciprok. Jemi takuar çdo ditë dhe çdo ditë e kemi njohur më shumë njëri-tjetrin, kemi kuptuar se çfarë do të thotë kjo bluzë për tifozët tanë. Le të themi që sot është përforcuar pakti i dëshirave të përbashkëta me botën interiste.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb