ELBASAN- Tre persona kanë rëndë në pranga sot në Elbasan me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Mëngjesi” kanë në pranga shtetasit Emine Jahja, Marsel Jevgu, Ilirjan Xhepa.
Sipas Policisë, jane arrestuar Emine Jahja, vjeç 26, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” e “Shtytje e të miturve në krim”, Marsel Jevgu, vjeç 21, banues në Elbasan, i cili akuzohet për të njëjtat vepra. Po ashtu, është arrestuar dhe 62-vjeçari, Ilirjan Xhepa, banues në Elbasan, për vepren penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Këta shtetas e kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H, vjeç 12.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
(ma.ar/BalkanWeb)
