FIER– Një banesë përdhese është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në lagjen ‘Kryengritja e Fierit’.
Banesa ishte marrë me qira nga Enver Emini, i cili ka thënë se dyshon se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi janë djegur disa pajisje elektroshtëpiake.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
(BalkanWeb)