Lojtarët e Genovas dhe Sampdorias ishin sot pjesë e homazheve për funeralin shtetëror në nder të 18 prej 41 viktimave që shkaktoi shembja e urës Morandi.
Përfaqësuesit e të dyja skuadrave hynë sëbashku në pallatin e panaireve në Genova.
Ne ceremoni merrnin pjesë dy presidentët Ferrero dhe Preziosi dhe trajnerët Ballardini dhe Giampaolo. Ndërkohë, Ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë për shkak të zisë kombëtar.
(ed.me/balkanweb)
