TIRANE-“Fshati Shikaj, ka rritur breza ndër vite dhe ndër shekuj”, thotë Kadri Morina, i cili ka sponsorizuar “Shikaj, vendlindja e jonë”.
Një libër kushtuar banorëve të Shikajt në Kukës, nga mjeku i fshatit. Është Hasan Ahmetaj, autori, që së bashku me donatorin, Kadri Morina, përmes këij libri promovojnë vendlindjen e tyre,vlerat e një krahine si ajo e Shikajve, për të cilën nuk është folur më parë. Histori, etnologji, gjuhësi, folklore, gjenealogji, “Shikaj, vendlindja e jonë” sheh dritën e botimit pas tre vitesh studimesh, gërmimesh, hulumtimesh e takime me njerëz të fshatit, të fushave të ndryshme.
“Është një fshat, i cili që në shekullin e II, sipas gojëdhënave e topologjive, ka qenë një qytet i tërë me kala, fshati ka pasur një rrugë për tu lidhur me atë që sot quhet Kalaja e Dukagjinit, për të dalë pastaj në Shkodër. Momentalisht në fshatin tonë ka shumë pak banorë, pasi fshati ynë ka pasur një rrjedhë historike që në vitet e kohës së komunizmit pati një dyndje të lëvizjes së tyre, pasi është bërë liqeni i Fierzës. Të gjithë emigrantët, të gjithë bijtë e atij fshati, po rikthehen, po ndërtojnë shtëpitë e tyre, po bëjnë ferma, po i japin zhvillim, po i japin edhe njëherë atë vitalitet që ka pasur më përpara”- shprehet Kadri Morina, president i “Eurosig” dhe “Insig”.
Libri është i ndarë në tre pjesë dhe disa kapituj. Në të, shpalosen të dhëna shkencore mbi emrin, territorin, relieving, ekonominë, ujrat, udhët, katundin, fiset, banorët, kujtime historike apo të dhëna folklorike.
(BalkanWeb)