Vlorë- Policia ka arritur të vërë në pranga shtetasin Vasil Papa i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.

19-vjeçarit i janë gjetur në cilësinë e provës materiale tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti gjatë kontrrolit fizik të policisë.

Njoftimi

Më datë 19.08.2018, shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik që kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti, të cilat pas verifikimeve përkatëse rezultuan se i kishte vjedhur tek automjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit M.D, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë shtetas ka rezultuar se Vasil Papa është gjithashtu autorë i 4 vjedhjeve të tjera të kryera në qytet.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, neni 134 I K. Penal.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: