VLORE- Policia e Vlorës arrestoi sot një person të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë në shkurt të 2015!
Në pranga ra shtetasi Elidon Pandeli Lala, 38 vjeç banues në fshatin Fitore-Novoselë.
Arrestimi i tij u krye në fshatin Fitore, pasi ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg”! Më datë 02.02.2015 ky shtetas për motive banale, ka plagosur rëndë me thikë pas një konflikti fizik, shtetasin: E.D, 31 vjeç banues në Novoselë-Vlorë.
(ma.ar/BalkanWeb)
