Një studiues universitar pas diplomimit është bërë një nga njerëzit më të pasur në Britani pas shitjes së kompanisë së tij bioteknike për më shumë se 620 milionë stërlina tek gjigandi global i kujdesit shëndetsor.
“Ziylo”, i cili u krijua nga profesori Anthony Davis student i doktoraturës ‘Harry Destecroix’ dhe biznesmeni Tom Smart, është blerë nga Novo Nordisk me bazë në Danimarkë.
Universiteti i Bristol tha se kjo marrëveshje mund të transfrmojë trajtimin e diabetit si pasojë e zhvillimit të insulinës së parë të glukozës së përgjegjshme në botë.
Pas marrëveshjes, Davis, 31 vjeç, i cili jeton në një nga rrethinat e pasura të Bristol, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale pranoi se ishte ‘shumë i emocionuar’, shkruan “The Sun”.
Më shumë se 382 milionë njerëz në botë, 4 prej tyre në Britani, vuajnë nga diabeti, një sëmundje e cila vjen si pasojë e çrregullimit metabolik që ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.
Të gjithë të sëmurët me diavet tip 1 dhe 2 duhet të përdorin insulinë, qoftë me injeksion ose me pompë, për të rregulluar nivelin e glukozës në gjak. “Ziylo” ka zhvilluar teknologji e cila mund të ndihmojë në gjeneratën e ardhshme të insulinës që do të jetë në gjendje të reagojë dhe të përshtatet me nivelet e glukozës në gjak.
Kjo do të eliminonte rrezikun e niveleve të rrezikshme të sheqerit në gjak, të njohur si hipoglikemia dhe t’u japin njerëzve kushte më të mira në kontrollin metabolik.
Shkencëtarët e grupit ‘Davis Research’ në shkollën e kimisë të universitetit kishin punuar për këtë problem vite më parë para se të krijohej ‘Ziylo’ (2014).
Molekulat e lidhjes së glukozës së ‘Ziylo’ janë molekula sintetike që janë projektuar nga Davis, i cili ka studiuar receptorët sintetikë të sheqerit për 20 vjet.
Destecroix, shefi ekzekutiv i ‘Ziylo’, tha: “Novo Nordisk, si lider në fushën e diabetit, është kompania ideale për të maksimizuar potencialin e molekulave lidhëse të ‘Ziylo-s’ në insulina të përgjegjshme të glukozës dhe aplikimeve të diabetit që sjell shpresë për një trajtim themelor ndaj pacientit me diabet.”
Zhvillimi i insulinave të përgjegjshme të glukozës është një fushë kyçe për Novo Nordisk në përpjekjet e saj për të zhvilluar një brez tjetër të insulinës që do të çonte në një terapi më të sigurt dhe më efektive të diabetit.
(e.k/BalkanWeb)
