GJERMANI- Qeveria gjermane do të sjellë një program të veçantë ndihme prej 340 milionë euro për të mbështetur fermerët, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga thatësira, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klokner.
Klokner tha se me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz, u pajtua se qeveria federale do të caktojë midis 150 milionë dhe 170 milionë euro në emër të ndihmës së veçantë për fermerët.
(BalkanWeb)