Një nga momentet më qesharake në historinë e boksit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Protagonist ka qenë boksieri anglez Curtis Harper i cili kishte përballë nigerianin Efe Ajagba. Gjithçka ishte normale deri në momentin që boksierët u futën në ring, teksa gjyqtari iu dha udhëzimet e fundit.
Pasi përplasën dorezat, më pas ra edhe gongu, çuditërisht anglezi u largua nga ringu, duke iu frikësua kundërshtarit ende pa nisur ndeshja. Një lumë vërshëllimash nga publiku, por që nuk ndikuan aspak që Harper të kthehej.
(BalkanWeb)