Mbrojtësi Gerard Pique ka thënë se Barcelona do të ishte e lumtur që të ketë Paul Pogban në skuadër pas spekulimeve për të ardhmen e mesfushorit të Manchester Unitedit.
Pogba ka gjuajtur penalltitë në të dyja ndeshjet e Premier Ligës të këtij sezoni dhe ka mbajtur veshur shiritin e kapitenit në mungesë të Antonio Valencia-s. Edhe pse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka refuzuar të diskutojë mundësinë e nënshkrimit të kontratës me 25 vjeçarin, ish mbrojtësi i United, Pique ia ka lëntë të hapur derën francezit.
“Ne do të ishim të lumtur ta kemi Pogban këtu, por Manchester United është ekipi i tij dhe nëse dikush ka diçka për të thënë, atëherë duhet të jetë klubi i tij” ,është shprehur Pique.
(BalkanWeb)