TIRANE- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dënuar sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares së News24, Klodiana Lala.

Përmes një njoftimi AMA dënon me forcë sulmin dhe thotë se integriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike. Gjithashtu AMA kërkon të zbardhet ngjarja dhe të vihen para drejtësisë autorët.

Deklarata e AMA:

AMA solidarizohet me gazetaren e televizionit News 24 Znj. Klodiana Lala

Autoriteti i Mediave Audiovizive u njoh nga media me sulmin që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme banesës së babait të gazetares të televizionit News24 Znj. Klodiana Lala.
Fjala e lirë, integriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike.
Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon me forcë sulmin me armë dhe i bën thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.
Në radhë të parë si qytetare dhe në radhë të dytë si gazetare Znj. Lala dhe familja e saj nuk duhet të ndihen të kërcënuar.
AMA solidarizohet me Znj. Lala, mbron lirinë e shprehjes, median e pavaruar dhe gazetarët që ushtrojnë me guxim profesionin e tyre.

Autoriteti i Mediave Audiovizive
30 gusht 2018

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb