TIRANE – Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdon turin e tij në natyrë. Pas Malit të Zi dhe Jugut të Shqipërisë sot kreu i shtetit ndodhet në Alpet Shqiptare.
Me një video të postuar në rrjetet sociale presidenti Meta tregon se ka thyer një tjetër rekord duke u ngjitur në majën më të lartë të Alpeve shqiptare në Jezercë.
“Ju përshëndes nga E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona, maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit! ??- shkruan presidenti Meta.
(BalkanWeb)
