SHKODËR- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sot nga mbledhja e opozitës së bashkuar në Shkodër. Të përqendruar tek aksioni politik dhe tek vendimet e opozitës, një denoncimi të kreut të PD nuk iu kushtua shumë vëmendje.

Ndërsa foli për situatën e kriminalitetit, Basha nxori një lajm që nuk ishte bërë publik më parë, kur tha se dy fëmijë ishin rrëmbyer një javë më parë në Shkodër por janë rikthyer në familje pasi mafia arriti qëllimin.

Nuk dihet sa i vërtetë është ky informacion pasi dhe nga policia nuk ka pasur një njoftim zyrtar por thënë nga kreu i opozitës, është një denoncim i rëndë.

“Në më pak se 3 muaj, në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje tronditëse mafioze dhe janë rrëmbyer të paktën 2 persona, për fatin e të cilëve dyshohet më e keqja. Ndërkohë, nga media lokale raportohet se para një jave ka ndodhur edhe rrëmbimi i 2 fëmijëve, si pjesë e skemave mafioze, të cilët për fat të mirë nuk janë dëmtuar dhe janë rikthyer në gjirin e familjes, por vetëm pasi mafia dhe krimi i organizuar kanë arritur qëllimet e tyre të gjobëvënies. Kjo është situata në Shkodër, për shkodranët që e dinë fare mirë dhe për çdo shqiptar”, deklaroi Basha.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb