Pak javë më parë bota e showbizit u trondit nga vjedhja dhe publikimi i fotove intime të aktoreve, këngëtareve dhe modeleve më të njohura.
Shumë prej viktimave thanë se ky ishte një krim i rëndë, ndërsa Kim Kardashian, foto të së cilës gjithashtu u vodhën, nuk e ka bërë shumë tragjike.
Kim thotë se nuk mund të mërzitet nga një gjë e tillë, pasi ajo del pothuajse nudo në kopertina revistash.
“Unë ndjehem e dhunuar, sepse këto janë fotografi private, por unë jam edhe realiste”.
“Unë dal në kopertinat e revistave praktikisht nudo, kështu që nuk mund të reagoj si e çmendur në lidhje me këtë skandal”, ka thënë Kim.
Kujtojmë se videoja porno e Kim ka arritur një rekord shikueshmërie.
(d.d/BalkanWeb)