Mërgim Mavraj është zyrtarisht lojtari më i ri i Arisit të Selanikut. Marrëveshja mes futbollistit dhe klubit grek u arrit dje në mbrëmje.
Mësohet se mbrojtësi shqiptar ka firmosur për 2 vite me skuadrën e Aris.
Në këtë ekip, Mavraj i bashkohet një tjetër shqiptari. Migjen Basha gjithashtu është bërë pjesë e Arisit pak javë më parë.
Mavraj kështu mbylli kontratën me ekipin gjerman të Hamburgut, duke luajtur plot 31 ndeshje pas një sezoni.
BalkanWeb