LEZHE- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e Shënkollit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur te ura e Prekanit.

Nga të dhënat paraprake ‘BalkanWeb’ mëson se personi i plagosur, Martin Doda është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosur, ndërsa detaje të reja pritet që të dalin në dritë.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: