TIRANE – Sezoni i ri televiziv ka sjellë ndryshime të mëdha në të gjitha televizionet. Largimet, hyrjet e reja dhe kalimet e moderatorëve nga njëri televizion në tjetrin kanë qenë shumë të diskutuara në media këto kohë.
Një tjetër lëvizje për të cilën është folur shumë ka qenë edhe ajo e Orinda Hutës, e cila tashmë ka kaluar zyrtarisht në Tv Klan. Ajo do të jetë pjesë e jurisë së festivalit “Kënga Magjike”, por, me sa duket, moderatoren nuk do ta shohim vetëm aty.
Burime për “RevistaWho.Com”, zbulojnë se përpos saj, në këtë ekran Orinda do të moderojë edhe emisionin “Jo vetëm modë”. Ky emision transmetohet prej disa vitesh në televizionin “Klan” dhe temat kryesore që trajton janë lifestyle, argëtim, modë dhe intervista me personazhe të njohur të ekranit.
(BalkanWeb)
