Një gol i jashtëzakonshëm është realizuar mbrëmë në një ndeshje futbolli të kampionatit brazilian.

Në sfidën mes Ceara dhe Corinthians të përfunduar me shifrat 2-1, portieri vendas, Everson, ka shfrenuar fantazinë duke realizuar një supergol me goditje dënimi.

Ishte minuta e 19-t kur portieri mori përsipër ekzekutimin e goditjes së ndaluar. Për më shumë ai goditi në krahun e homologut të tij, duke e shtangur atë, pasi topi përfundoi në cepin e trekëndëshit.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: