PUKE- Forcat e policisë së anti-drogës së Shkodrës kanë arrestuar një shitës të lëndëve narkotike në Pukë.

Mësohet se në pranga ka rënë shitësi i lëndëve narkotike Besnik Frroku.

Ai u arrestua në flagrancë tek ‘Ura e Lumziut’, teksa oficerët e antidrogës iu prezantuan Frrokut si blerës të drogës.

Në momentin e arrestimit Besnik Frroku kishte 17 kg kanabis me vete. Ai rezulton i dënuar dhe në vitin 2016 për kultivim kanabisi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: