LEZHE– Një ditë pas plagosjes me arme zjarri të 34-vjeçarit Martin Dodaj, banues në Tale, Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar dy autorët e dyshuar. Sipas policisë në pranga kanë përfunduar Petrit Lleshi, 33 vjeç dhe Zef Boci (Dritan Ndoj) 39 vjec. Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, ndërsa 34-vjecari i plagosur ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:
Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar operacionale, në ndjekje të pandërprerë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
– Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: