KURBIN- Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Lezhës Parashqevi Ademi, e cila akuzohet për korrupsion. Ademi u arrestua në flagrancë bashkë me avokatin Gjovalin Ndokaj teksa po i merrnin 2 milionë lekë klientit të tyre.

Gjyqtarja Ademi akuzohet për korrupsion, ndërsa në momentin e arrestimit ajo ndodhej në Gjykatën e Lezhës.

Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me këtë çështje, jepen informacione që konsistojnë në veprimet e kryera nga gjyqtarja dhe avokati në momentin e kapjes në flagrancë.
Gjovalin Ndokaj me detyrë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Lezhë u kap në flagrancë duke i marrë shtetasit A. P. shumën prej 200.000 lekë të reja nga të cilat 150.000 lekë të reja i ka mbajtur për vete dhe 50.000 lekë të reja ja ka dhënë Parashqevi Ademit, me profesion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb