TIRANE- Pas fitores ndaj Izraelit me rezultatin 1-0 e luajtur në ‘Elbasan Arena’ në kuadër të ‘Ligës së Kombeve’, kombëtarja shqiptare është nisur drejt Skocisë për të zhvilluar takimin e dytë të këtij kompeticioni që mbahet nesër në orën 20:45.

Futbollistët e Kombëtares sic shihet edhe nga pamjet udhëtojnë si qytetare të zakonshëm dhe jo nga terminali VIP në aeroportin e Rinasit ‘Nene Tereza’.

Ministria e Jashtme më herët mohoi trajtim preferencial të Kombëtares, ndonese vetëm tre ditë më parë Izraeli kaloi në terminalin VIP të aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Nuk dihet përse ky trajtim për kombëtaren shqiptare, kur dy vite më parë qeveria iu dha futbollistëve pasaporta diplomatike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: