TIRANE – Me anë të një postimi në “Instagram”, këngëtarja e njohur Yllka Kuqi i ka kushtuar një dedikim shumë prekës nënës së saj të ndjerë e cila ka ndërruar jetë shumë vite më pare, kur ajo ishte ende e vogël.

“Dje ja festova ditëlindjen ? Aq pak kohë kemi kaluar bashkë e aq pak jemi njohur, sa që as në ëndërr nuk e shoh më e kujtimet gati krejt janë zbeh. Por dashuria që më ka dhënë është e madhe e pashtjerrshme, aq sa Malli për të i pafund…Ajo asht gëzimi dhe dhimbja, frymëzimi e buzëqeshja ime e çdo dite…Ajo Dashuria më e madhe e i Vetmi peng në jetë…jeton tek unë ❤️Mami’- shkruan këngëtarja në Instagram. Së bashku me statusin që përloti të gjithë këngëtarja postoi dhe një foto bardh e zi të nënës së saj kur ishte e re.

Kujtojmë që këngëtarja publikoi për festën e 8 Marsit një këngë për nënën e saj të që nuk jeton më. Yllka solli një baladë shumë të ndjerë, për tekstin e së cilës është kujdesur Mubera Krijezi dhe muzikën u kompozua nga vëllai i saj, Vali Kuqi.

https://www.youtube.com/watch?v=PKMqZP6awrE

Në klipin e këngës morën pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si: Nexhmije Pagarusha, Leonora Jakupi, Fatos Kryeziu, Adriana Matoshi, Ylber Bardhi dhe Genc Prelvukaj. Knëga u prit shumë mirë dhe nga ndjekësit, të cilët shprehen se janë prekur nga kënga.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb