Nga sot transmetimet analoge kalojnë në ato dixhitale në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tirana e Durrësi.
Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi, nëse ende nuk janë pajisur me një të tillë.
Për këtë arsye njoftohen të gjithë teleshikuesit e televizionit News24 se nga dita e sotme, mbyllen transmetimet analoge dhe dixhitale në të gjithë në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Televizionin News24 mund ta ndiqni në platformën RTSH dhe DigitAlb, ndërsa në platformën DVB-T2, News24 do të renditet në numrin 8.
(BalkanWeb)