LIBRAZHD- Policia e Librazhdit ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 4 armë zjarri pa leje si dhe municion luftarak. Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve  të siguruara nga komuniteti,  se  në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën  për  verifikimin e informacionit.

Si rezultat i punës  së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe  e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: