TIRANE-Kreu u bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në emisionin ‘Pop Kulture’, ku ka folur ndër të tjera edhe për jetën private si dhe për emrin e djalit që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku ndau edhe një episod kur i kishte thënë bashkëshortes e tij, Ajola Xoxa : “Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.

I thumbuar nëse u lumturua që do të bëhej baba i një djali si një mashkull tipik shqiptar, Lali Eri shtoi: “Thonë që çunat lidhen me nënat, mesa duket vitin tjetër do të jetë vajzë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: