TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ditën e parë të sezonit të ri arsimor ishte i pranishëm në përurimin e shkollës “Kosova”.

Ai tha se ishte një nga projektet prioritete të tij që kur ka nisur punën si kryebashkiak i Tiranës. Veliaj falënderoi kryeministrin Edi Rama madje duke bërë dhe një batutë “një fshat i tërë për të ruajtur fëmijët, duke nisur nga Rama”.

“Të falënderoj Edi me gjithë zemër! Juve, Linditën, gjithë Qeverinë, jo vetëm ata që merren ekskluzivisht me arsimin, por të gjithë ata që si një fuqi transformuese vendosën të ndryshonin këtë shkollë. Arditi në fakt e tha me të drejtë, nuk është llaçi dhe tulla, pavarësisht, se nga shkollat kjo ndoshta është më e bukura në Shqipëri. Falënderimi i shkon mësuesve, drejtoreshës, ministres sonë të Arsimit. Unë ua kam thënë shpesh zyshave, puna ime është më e lehtë, llaç e tulla, edhe po shtrove keq s’ka gjë, sepse i rregullon prapë, ama për të prodhuar qytetarët e ndershëm, të drejtë, dinjitozë, fisnikë të Tiranës, është një detyrë që mund ta bësh vetëm njëherë në jetë, dhe këtë punë e kanë zyshat tona të mrekullueshme që unë i falënderoj me gjithë zemër.

Ndonjëherë edhe unë harroj sa shpejt ikën koha, mbaj mend që kemi qenë me Edin, Linditën, Mirelën, në krahun tjetër të rrugës, kur para një viti mbaroi Liceu, dhe çfarë transformimi kemi aty tani që po shtohet salla e aktiviteteve dhe koncerteve. Në fakt edhe këtu te shkolla “Kosova” po shtohet salla e aktiviteteve, sapo e kemi mbaruar mbrëmë. Do të thotë se pas mësimit mund ta përdorim, një koncert, një recital, një poezitë, një bandë muzikore, siç po bëjmë aktivitete e tilla në të gjitha shkollat komunitare. Ndaj ftesa ime është që pasi bie zilja, nuk mbaron mësimi, fillon një lloj tjetër mësimi, kryesisht me sport, por edhe aktivitete të tjera muzikore. E gëzofshim shkollën “Kosova” u jam të gjithëve mirënjohës, siç thotë ajo shprehja “duhet një fshat i rërë për të rritur një fëmijë”, dhe ne kemi funksionuar si një fshat i tërë, duke filluar nga kryeministri, i pari i vendit, e deri të pastruesja, që ishte duke u siguruar që njollat e fundit të pluhurit nga punimet të ishin xixë pra se të niste mësimi. Për herë të parë kemi filluar edhe nga klasat parashkollore, kemi filluar nga kopshtet. Kemi filluar me një klasë parashkollore pilot, e cila më pas do të vazhdojë edhe më tej.

Dhe lajmi tjetër i mirë është se nuk është me një shkollë ushtrimore 4-vjeçare, as 6-vjeçare, është në fakt një 9-vjeçare e plotë. Kështu që për herë të parë do të jetë gjenerata e re, të cilët do të thonë jemi te shkolla 9-vjeçare “Kosova” dhe jo shkolla ushtrimore 4-vjeçare. Fjalët e shumta janë fukarallëk ndaj po i jap fjalën për një përshëndetje miqve shumë specialë që kemi sot, në fillim ministrja jonë e shkëlqyer e Arsimit, dhe pastaj kryeministri më i paparë që ka parë Shqipëria.” tha Veliaj.
e.f/BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: