FRANCE – “Bob shkon herët në shtrat herët, kundërshton daljet mondane dhe jeta e tij është me të vërtetë e mërzitshme. Ndërsa unë kam shumë dëshirë të argëtohem” .

Këto janë fjalët e Ingrid Aleman, bashkëshortes së një prej producentëve dhe DJ më të famshëm në botë, Bob Sinclar. Ajo është mërzitur dhe sipas të përditshmes franceze Voici, i ka dhënë fund martesës 20-vjecarE me producentin e njohur.

Në një intervistë të fundit për revistën franceze “Voici” ajo ka treguar për pakënaqësitë ndaj bashkëshortit të saj. Sipas Ingrid në punë, në disko Bob është shumë aktiv, argëtues ndërsa në shtëpi ndodh e kundërta, sa shkon në shtëpi vesh pantoflat e shtrihet në divan.

“Unë nuk jam një njëri që shkon në disko, jam një artiste e apasionuar pas asaj që bëj. Muzika më jep vetëm energji asgjë më shumë”- ka thënë bashkëshortja e Bob Sinclar.

Ajo ka treguar se pas 20 vjetësh martesë dhe 30 vjet njohje nuk mundet më të durojë një situatë të tillë. Ndërsa Bob nga ana e tij ka thënë: “Betohem për fëmijët, që në gjithë jetën time nuk jam nxirë, nuk kam marrë asnjë gram drogë. Më falni, po kam një jetë të shëndetshme. Dhe kështu, jam një burrë i mërzitshëm”.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb