TEPELENË- Një i ri është gjetur i pajetë në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se 27-vjeçari Viktor Halili është gjetur pa jetë afër stanit në Salari nga një fqinj.
Policia dhe një ambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i të riut është dërguar në spitalin e Tepelenës.
Nga konstatimet e para dhe këqyrja e viktimës, dyshohet se 27-vjeçari ka humbur jetën nga një atak kardiak.
(m.k/BalkanWeb)