Liverpool do të presë PSG-së në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve  e cila zhvillohet sot  në orën 21:00. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka cilësuar kundërshtarin e ardhshëm Paris Saint Germainin si njërin nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

“Ata janë një nga të favoritët e kësaj gare. Ne jemi të vetëdijshëm për cilësinë e tyre. Luajmë në Anfield dhe kjo mund të jetë një përparësi për ne, më pëlqejnë këto sfida, por vetëm sepse kam një skuadër vërtet të mirë”,  ka thënë fillimisht Klopp në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Nëse nuk do të isha menaxher, do të shikoja patjetër këtë ndeshje”, ka përfunduar  gjermani.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: