NGA ARMIR MEHAJ*
PUKË- Pas shfaqjes së fenomenit të largimeve masive të familjeve pukjane drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht drejt Gjermanisë kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka reaguar sot duke bërë të ditur se po përjeton me shqetësim këtë fakt. Ai po ashtu kujton pukjanëve dhe mbarë shqiptarëve se Gjermania apo vendet e tjera të BE-s nuk janë ashtu siç ata i ëndërrojnë.
“Gjatë ditëve të fundit element turbullues po nxisin pukjanët të largohen drejt Gjermanisë me qëllim të një jete më të mirë. Unë jam koshient se jeta pukjane me atë gjermane ka ndryshimet e dukshme, por i kujtoj të gjithë bashkëqytetarëve të mi se po ndërmarrin nisma vetësakrifikuese për familjet e tyre. Autoritetet gjermane por dhe ambasadori gjerman në Shqipëri ju ka bërë të qartë se largimi drejt Gjermanisë nuk është jeta që ata e ëndërrojnë. Gjermania nuk është ajo e viteve të para ku mund të qëndroje si emigrant” thotë Gjon Gjonaj.
Kryebashkiaku i ri i Pukës, Gjon Gjonaj i apelon çdo pukjani që të mos marrë përsipër nisma që shkaktojnë shpesh dhe rreziqe për familjet e tyre. Ai premton punësim dhe mirëqenie për çdo familje të Pukës fal projekteve të cilat ashtu siç kishte premtuar në fushatë është i vendosur ti bëjë realitet.
“I bëj thirrje çdo qytetari pukjan mos të largohet me pretekstin e mungesës së një vendi pune. Unë në fushatën elektorale kamë marr disa zotime, të cilat shumë shpejt do të bëhen realitet fal dhe garancisë që kamë marr nga kryeministri Rama. Përmes këtyre projekteve do të hapen vende punë do të rritet mirëqenia e po kështu do të mundësohet jeta e qetë e çdo familje pukjane në vendlindje pa ndërmarr sfida të rrezikshme”, thotë kryebashkiaku i sapozgjedhur i Pukës.
Gjatë ditëve të fundit fenomeni i largimeve kryesisht drejt Gjermanisë sa vjen e po rritet ndërkohë që mendohet të jenë dhe 300 persona të tjerë të cilët po presin të largohen në kërkim të një jete më të mirë drejt një rruge pa kthim pasi nuk mungojnë dhe rastet kur po shesin dhe banesat e tyre ne qytetin verior.
(m.k/BalkanWeb)
