KAVAJË- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi një prej tyre lëvizte me armë zjarri pa leje në qytet.

Nga Shërbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Jurgen Merkja, 21 vjeç banues në Kavajë.
– Emiljano Merkja, 32 vjeç banues në Kavajë (vëllai i Jurgenit).
– Besim Merkja, 23 vjeç, banues në Kavajë (djal xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).

Në shëtitoren “Josif Budo”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues shtetasin Jurgen Merkja, dhe pasagjer shtetasit, Emiljano Merkja, dhe Fatbardh Merkja, (vëllai dhe djali i xhaxhait të 21-vjeçarit), u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga Jurgeni, ndërkohë që dy të tjerët janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë
– 4 aparate celular
– mjeti tip “BMV”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb