ITALI- Policia italiane gjatë ditës së sotme pas hetimeve të gjata ka arrestuar 18 persona, mes tyre një kryetar bashkie dhe dy sipërmarrës.

Aksioni u zhvillua në zonën e Regginos kundër klanit mafioz i njohur si “Alvaro”, ndërsa kishte si qëllim goditjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas mediave italiane, ky grup  ushtronte veprimtari të paligjshme, ku krahas grabitjeve, ata kryenin veprimtari mashtruese në transferimin e aseteve, ndikimin në zgjedhjet vendore, por edhe emërimet në sistemin politik, raporton “La Stampa”.

Kryebashkiaku i Delianuova, Francesco Rossi, tashmë i arrestuar, ishte zgjedhur tre vite më parë në krye të listës civile.

Sipas hetuesve, ai dyshohet si i përfshirë në aktivitet të paligjshëm, duke lidhur kontrata fiktive në dëm të taksapaguesve dhe në interes të personave të lidhur me grupin  “Ndrangheta”.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb