Vazhdojnë problemet tek Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë kthyer në stërvitje ditën e sotme pas eliminimit të pësuar në ndeshjen e djeshme të Kupës së Ligës, të luajtur në “Old Trafford” kundër Derby-t, ekip i Championship.

Një rezultat ky që duket se ka përkeqësuar akoma më shumë marrëdhënien mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba. Një video e publikuar nga “Sky Sport”, që po çmend Twitter-in, tregon yllin francez që shkon me vrap dhe me buzëqeshje në stërvitje.

Buzëqeshje kjo që është ngrirë nga diçka që trajneri Jose Mourinho duket se i thotë lojtarit, i cili, pas habisë fillestare, është kundërpërgjigjur. Nuk dihet se çfarë është thënë mes të dyve, por ka pak mundësi që të ketë qenë një shkëmbim komplimentesh…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb