FIER- FIER- Një zjarr ka rënë sot në Levan në një sipërfaqe me ullinj. Nga të dhënat paraprake mësohet se vatra e zjarrit u përhap një orë më parë.

Raportohet se shkak i zjarrit është bërë një pemë, e cila është rrëzuar mbi telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar dhe flakët.

Po ashtu edhe era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, aq sa ka qenë e pamundur që të lokalizohet. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se faqet e malit janë përfshirë nga flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb