Presidenti i SHBA-ve Donald Tramp ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën. Kështu deklarojnë mediat serbe. Sipas gazetës së Beogradit ‘Blic’ Trump “personalisht e ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane lidhur me çështjen e Kosovës”.
Teksa i ka cilësuar serbët si njerëz të mirë, Trump, sipas kësaj gazete, Washingtoni përkrah vazhdimin dialogut dhe çdo kompromis që e arrijë dy palët.
“Në bisedën e shkurtër e të përzemërt, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç e ka falënderuar Trumpin për ndryshimin e qëndrimit të administratës së tij lidhur me çështjen e Kosovës”, shkruan Blic.
Ndërkohë, kryeministrja serbe tha për takimin me Trump se: “Nuk mund të them se pata kohë, por e falënderova për kuptimin e ri ndaj Serbisë dhe të kuptim të qëndrimit tonë”.