NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
400 gr djathë
1 kokërr vezë
1 lgj gjalpë
250 gr kos
1 gotë vaj
500 gr miell
Pluhur pjekës
1 lk kripë
1 lk sheqer
Përgatitja
Thërrmojmë djathin e bardhë, e vendosim në një enë ku shtojmë dhe 1 kokërr vezë.
Në një tas të madh vendosim kosin, vajin dhe gjalpin dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë pluhurin pjekës (ose sodë buke ose pak limontoz) dhe miellin dhe e punojmë mirë brumin derisa të realizohet një brumë i butë por që nuk ngjit. E lemë më pas brumin të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
Pas këtij minutazhi e nxjerrim brumin nga frigoriferi, e punojmë përsëri me duar dhe bëjmë më pas disa toptha të vegjël. I hapim topthat e brumit me një pec dhe më pas mund t’i bëjmë kuleçët dhe me forma sipas dëshirës duke përdorur fundin e një gote. Mbi çdo kulaç vendosim nga një lugë çaji mbushje me djathë dhe vezë, i mbyllim më pas kuleçët si një gjysëm hëne dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. Pasi të kemi mbaruar mbushjen me djathë të kuleçëve i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)
