BRAZIL-Policia e Brazilit ka zgjidhur një krim fare rastësisht teksa i kanë bërë një kontroll një adoleshenti që drejtonte një automjet pa leje.
Pasi e kanë dërguar në komisariat, policët i kanë kontrolluar telefonin, ku kanë gjetur një video ku vihej re djaloshi që së bashku me dy shokëm, kishin vrarë një tjetër të ri.
Treshja e meshkujve, emri i të cilëve nuk është bërë publik, kanë vrarë Marcos Vinicius Caixeta Monteiron, sepse ai kishte treguar tek policët se djemtë e keqtrajtonin.
Të tre meshkujt që kishin bërë vrasjen në qytetin Goeania, janë arrestuar dhe më pas kanë shpjeguar gjakftohtë se si e kanë kryer vrasjen.
Videoja që është postuar më poshtë, tregon vetëm një pjesë të ngjarjes, sepse policia e kanë censuruar pjesën më të madhe për shkaqe të hetimit të mëtejshëm.
Në fillim djaloshi i cili mbeti i vrarë ndodhet tek një automjet që drejtohej nga njëri prej autorëve, i cili dhe e filmonte. Pasi hynë në një rrugë dytësore, djali nxirret nga makina dhe përleshet me njërin prej të rinjve.
Pasi e qëllojnë për vdekje djaloshin 18 vjeçar, ata e shqelmojë trupin e tij dhe vazhdojnë sërish të shtinë me revole.
https://www.youtube.com/watch?v=S2jLV9z144Q#t=14
(d.b/BalkanWeb)
