ELBASAN-Një objekt në aksin Elbasan-Metalurgjik është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Tre makina zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
(a.n/BalkanWeb)