KUKES- “Hashim Thaçi po vë në diskutim pavarësinë e Kosovës, pasi me korrigjimin e kufijve duket qartazi se ai është penduar që e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës”. Kështu është shprehur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një takimi me qytetarë të zhvilluar në Kukës.
Kurti bëri të ditur se protesta e 29 shtatorit është protestë paqësore kundër ndarjes së Kosovës.
Lideri i Vetëvendosjes është shprehur se, nëse ndodh zhvendosja e kufijve do të ketë dhunë dhe konflikte të reja, pasi sipas tij pazari Thaçi-Vuçiç me territorin e Kosovës nuk mund të ecë përpara pa incidente në terren.
Duke folur bashkimin kombëtar, Kurti ka pohuar se qëndrimi i Lëvizjes, është se Kosova me këta kufij që ka duhet të ketë të drejtën të bashkohet me Shqipërinë.
(BalkanWeb)