Një i pastrehë nga Rusia është bërë i njohur pasi hapi një blog në të cilin përshkruan luftën e tij të përditshme për jetesë. Njeriu i pastrehë, në blogun e tij mban një ditar për ditët e kaluara në rrugët e Moskës. Videoja që postoi ka më shumë se një milion klikime.
“Njerëzit filluan të më njohin mua dhe duan të fotografohen me mua. Nga ana tjetër çdo gjë është siç ka qenë, edhe rruga dhe shtëpia ime”, tha Zenia Jakut, i pastrehë, shkruan Alsat M.
Zenia vendos nga të paktën 1 video në javë, në kanalin e tij, dhe iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të shumë njerëzve që e ndjekin. Ai i poston videot me ndihmën e Andrejit, një person të cilin ai e ka njohur gjatë përpjekjeve të tij për t’u ushqyer në rrugë.
“E takova Zenian në rrugë dhe më kërkoi të holla. Ne ishim në kafe. Nuk i dhashë para, por i dhashë për të ngrënë. E pyeta nëse e di se çfarë është Youtube, dhe ai e dinte, dinte edhe si t’i përdorë rrjetet sociale. I propozova një video blog dhe gjetëm interes të përbashkët, e kështu filluam të xhirojmë video”, u shpreh Andrej Vodo, menaxher i logut.
Videot i regjistrojnë me telefon, ndërsa në blogun e tij Zenia dëshiron të tërheqë dhe reklama për të fituar para, në mënyrë që të heq dorë nga lypja në rrugët e Moskës. Ai dëshiron të blej një shtëpi të vogël dhe të merret me peshkim.
(m.k/BalkanWeb)
