MAQEDONI– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni ka publikuar rezultatet e votave të numëruara nga referendumi i zhvilluar sot për marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Nga 86.42% vendvotime të numëruara rezulton se 91.27% përqind e votuesve janë shprehur “pro” pyetjes “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Ndërkohë 5.80%  janë shprehur kundër marreveshjes, sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve.

5ghbn

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi se pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00% ose  e përkthyer në numra rreth 589.637 qytetarë.

Sipas ligjit, mbi 450 mijë qytetarë duhet të votojnë pro që referendumi të kalojë. Mirëpo që ky proces të konsiderohet i ligjshëm duhet të kalohet pragu, çka do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim mbi 900 mije qytetarë.

1,8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë ne mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen duke votuar kundër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb