Nga Fushë-Kruja në Kavajë për të kërcënuar një person që merrej me biznes. Është kjo historia e dy personave të arrestuar nga policia e Kavajës të dielën më 30 shtator.

Dy persona G.SH, 39 vjeç dhe A.XH, 35 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Kavajës. Ata akuzohen për dy akuza: atë të kryerjes, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit ose dhunës dhe akuzën e bashkëpunimit për një vepër penale.

Policia nuk jep detaje se cili është personi i kërcënuar apo dhunuar por uke parë akuzat që rëndojnë mbi dy të arrestuarit ata rrezikojnë nga 1 deri në 4 vjet burg.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb