TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 të rinj, të cilët akuzohen për shitje droge. Sipas të dhënave zyrtare në kuadër të operacionit të koduar “Liceu” janë arrestuar shtetasit Redi Gjuzi, Elvis Alliu dhe Kristi Xhaferi.

Pas një punë hetimore, blutë e Tiranës kanë mundur të mbledhin prova të pakundërshtueshme që tregojnë se tre të rinjtë shisnin lëndë narkotike të tipit kanabis sativa. Veprimtarinë e tyre kriminale, ata e zhvillonin tek “Rruga e Elbasanit”.

(m.k/BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: