ELBASAN- Policia e Elbasanit iu ka bërë thirrje qytetarëve me megafon për evitimin e incidenteve.
Për shkak të protestës për shkollën në Mengël të Elbasanit, është krijuar kaos dhe është bllokuar trafiku. Për këtë arsye policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të qëndrojnë në mjetet e tyre deri në hapjen e rrugës.
Policia kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për shkak të situatës së krijuar nga protesta.
Forcat e rendit iu kanë kërkuar protestuesve të largohen nga rruga pasi po u krijohen probleme serioze përdoruesve të rrugës.
(m.k/BalkanWeb)
