Gjiganti i shitjeve online, Amazon po rrit pagat për qindra e mijëra punonjës në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Punonjësi amerikan më pak i paguar i “Amazon” do të marrë 15 dollarë në orë. Në Londër paga minimale do të rritet nga 8.2 në 10.5 funta, ndërsa jashtë Londrës rritja do të jetë nga 8 në 9.5 funta.
Nga lëvizja do të përfitojnë 250 mijë punonjës në SHBA, 17 mijë në Britaninë e Madhe dhe dhjetëra e mijëra punonjës sezonalë.
Pagat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 nëntori dhe do të jenë të aplikueshme për të gjithë stafin, me kohë të plotë apo të pjesshme, punonjës të përkohshëm apo sezonalë.
Shitës të tjerë rivalë të Amazon i kanë rritur po ashtu pagat.