TIRANE – “Lista” e vajzave që, me gjasë, mbetën pa emision në sezonin e ri televiziv nisi të qarkullojë nëpër portale disa javë më parë.
Nevina Shtylla, Arjola Shehu dhe Marina Vjollca ishin pjesë e kësaj “liste” dhe nuk qenë të pakta lajmet për moderatoret bukuroshe që sezonin e kaluar patën sukses me projektet e tyre në Tv Klan.

Por ndërsa Nevina ka nisur nga puna në “Procesin sportiv” dhe për Arjolën nuk ka ende të reja, vjen një lajm i mirë për të gjithë simpatizantët e Marina Vjollcës. Sigurisht që nuk do t’i mungojë ekranit, por do ta shihni vitin tjetër.

Siç ka mësuar Xing.al mësohet se Marina do të nisë së shpejti një program të ri në Tv Klan, i cili do të ketë në fokus zbulimin e talenteve në fusha të ndryshme. Ende nuk bëhen konkrete detajet e programit të ri, por si fillim, mendohet se emisioni i Marinës do të nisë transmetimin në muajin shkurt.

Duke përfituar nga koha, Marina ka pushuar disa ditë me bashkëshortin në disa vende ekzotike dhe tashmë është gati për t’ia nisur punës për sezonin e dimrit, meqenëse vjeshtën e shfrytëzoi për pushime.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb