NGA ZONJA VJOLLCA
800 gr mish viçi
1 lugë gjelle trumzë
1 lugë gjelle rozmarinë
1 lugë kafeje piper i zi
2 gota verë të kuqe
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 kokrra qepë
2 karrota
4 thelpinj hudhër
1 degë selino
2 kokrra domate
3 gota lëng mishi
1 gjethe dafine
Kripë
Fillimisht mishin e kriposim dhe pudrosim me piper të zi. E vendosim në një tenxhere dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët derisa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. E largojmë nga zjarri dhe më pas vendosim në tenxhere fillimisht qepën të prerë në copa të mëdha, më pas karrotat dhe selinon dhe hudhren. I kavërdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë verën e kuqe. Sapo vera të fillojë të marrë valë shtojmë mishin, lëngun e mishit, domatet të bera pure në mikser, rozmarinën, trumzën dhe dafinën. I vendosim kapakun dhe sapo të marrë valë e lemë të ziejë në temperaturë të ulët për 2-3 orë ose e vendosim në furrë të mbuluar me letër alumini në temperaturën 200 gradë për 1 orë e gjysëm.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)