BRUKSEL – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ndodhet në Bruksel, në kuadër të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve anetare të NATO-s.Në fjalën e saj drejtuar Ministerialit, Xhacka nenvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare për buxhetin dedikuar mbrojtjes.
“Deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP” – u shpreh Xhacka.
Duke u ndalur në certifikimin e 1 mijë efektivëve të këmbësorisë nën monitorimin e NATO-s, Xhacka tha se ky certifikimi është permbushje e standardeve dhe detyrimeve si anëtar të Aleancës. Ministrja Xhacka shprehu gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, angazhim i cili theksoi ajo do të vijojë edhe në të ardhmen.
(BalkanWeb)